Kuriozitete
Kjo është modelja më e paguar në botë
Kjo është modelja më e paguar në botë
Në vitin 2015, kur ishte vetëm 34 vjeçe vendosi që t’u thoshte lamtumirë pasarelave. Tashmë, kur kanë kaluar dy vite, Gisele Bündchen ka humbur titullin e modeles më të paguar të vitit.
Revista “Forbes” në klasifikimin vjetor, lidhur me fitimet e shënuara në 12 vite, e ka zbritur nga podiumi.
Vendin e parë e mban bukuroshja brune Kendall Jenner, e cila rezulton me 22 milionë dollarë fitim vjetor.
Ndërkohë Gisele, humb vendin e parë pas 14 vitesh, duke u renditur e dyta me 17.5 milionë dollarë.
Në vendin e tretë renditet Chrissy Teigen me 13.5 milionë dollarë. Engjëlli i Victoria's Secret Adriana Lima, nga vendi i dytë në 2016, renditet në të katërtion këtë vit me 10.5 milionë dollarë. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.