Kuriozitete
E shumëkërkuar nëpër dasma, Artjola Toska tregon pse vetë nuk ka bërë
E shumëkërkuar nëpër dasma, Artjola Toska tregon pse vetë nuk ka bërë
Këngëtarja Artjola Toska prej vitesh po jeton midis Italisë dhe Shqipërisë, me koncerte, dasma dhe nga ana tjetër e përkushtuar ndaj bashkëshortit, Adit, me të cilin jeton në Itali.
“Po jetoj atje me familjen, me bashkëshortin. Tani jam gjysmë-italiane”, tregoi Artjola, e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”.
E pyetur se pse për 15 vite nuk ka treguar që ka qenë e martuar, këngëtarja u përgjigj plot humor, “E kam mbajtur fshehur burrin”.
E ngacmuar për faktin se ajo këndon në shumë dasma dhe pse vetë nuk ka bërë një të tillë, ka befasuar me përgjigjen e dhënë.
“Dasmë s’kam bërë sepse s’kam as data të lira”, u shpreh Artjola.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.