Connect with us

XHENI E “BIG BROTHER” RRËFEN NDARJEN NGA BENARDI: JA PSE ERDHA SËRISH NË TIRANË

Kuriozitete

XHENI E “BIG BROTHER” RRËFEN NDARJEN NGA BENARDI: JA PSE ERDHA SËRISH NË TIRANË

XHENI E “BIG BROTHER” RRËFEN NDARJEN NGA BENARDI: JA PSE ERDHA SËRISH NË TIRANË

Si në një film të bukur u zhvilluan ngjarjet e historisë së dashurisë që nisi dhe përfundoi në ekran, mes Xheni Mhillajt e Benard Marashit. 22-vjeçarët që u njohën në audicionet e “Big Brother 9” arritën kulmin e marrëdhënies së tyre të dashurisë me nisjen e bashkëjetesës në Tiranë kur dolën nga shtëpia, për t’u ndarë në skenën e “Dance with me”.

Pas ndarjes së bujshme, asnjëri prej tyre nuk pranoi të fliste pse i dhanë fund një lidhjeje aq të bukur sa e tyre. Këto ditë, Xheni ndodhet në Tiranë, nga ku rrëfen për gazetën “Panorama” gjithçka rreth arsyeve që e çuan drejt ndarjes nga Benardi, propozimet që merr tani për lidhje e martesë nga fansat dhe plani për t’ia nisur nga zeroja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

Pas largimit nga spektakli “Dance with me” dhe ndarjes nga Benardi ka bërë bujë këto ditë kthimi yt në Tiranë. Cili ishte motivi i këtij udhëtimi?

Sinqerisht nuk ka ndonjë arsye pse u riktheva në Tiranë. Erdha për qejfin tim disa ditë.

U takuat me Benardin?

Jo!

Pasi hoqe dorë nga “Dance with me” vendose të lësh Tiranën e të kthehesh në Itali. Çfarë bisede bëre me familjen dhe ç’të thanë për gjithë këtë histori?

Me familjen bisedova faktin që ishte e pamundur për ta vazhduar “Dance with me”, kur ne ishim të ndarë. Nuk më thanë ndonjë gjë, por më kanë kuptuar e më kanë mbështetur në vendimin tim.

Duke të parë ty në videomesazhin pas largimit nga spektakli i kërcimit, fansat të komentuan si vajza zemërthyer dhe shume e dërmuar nga gjendja emocionale. Si ndiheshe ti në të vërtetë shpirtërisht ato ditë të ndarjes? Po tani?

Normal që gjërat nuk kanë shkuar si kam dashur unë. Kur mbaron një lidhje nuk është asnjëherë mirë, sidomos një lidhje si e kemi pasur ne. Tani nuk them se jam e kënaqur për situatën, por ngadalë- ngadalë çdo gjë kalon, e do të jem më mirë.

Cilët janë miqtë e “Big Brother” dhe jashtë asaj loje, pra miqtë për kokë që ke takuar në Tiranë e që mund të diskutosh dhe ndarjen?

Unë në fakt s’kam mbajtur kontakte me shumë persona nga “Big Brother”. Por ata më të ngushtët janë Sidrita, Olsi, Fotini. Kam biseduar me ta, po jo edhe aq shumë.

Në rrjetet sociale u komentove për një debat me Damiano Agalliun, duke i deklaruar se prapë Benardin do të kishe zgjedhur si partner në “Big Brother”. Kjo do të thotë se nuk je penduar për lidhjen me të, pavarësisht se u ndatë?

Benardi aty m’u duk i vetmi çun që më përshtatej. Ai ishte i vetmi që më mori vë mendjen. M’u duk një tip i veçantë, e që prapë do takisha zgjedhur. S’jam penduar asnjëherë, sepse historia jonë ishte për mendimin tim, aq sa e bukur, edhe e veçantë.

Si arsye e ndarjes u përfol fakti se ai zbuloi se nuk kishte qenë mashkulli i parë në jetën tënde. Sa të vërteta kë në këtë histori?

Ato lajmet që dolën atëherë nëpër portale më janë dukur shumë të ulëta, sepse jemi në 2017-n. Nuk është aspak e vërtetë ajo që u tha.

Po çfarë ndodhi mes jush që u ndatë?

U ndamë se nuk kuptoheshim shumë. Ndoshta për moshën, pasi jemi 22-vjeçarë të dy, e ndoshta fakti që jemi rritur në dy vende të ndryshme. Janë shumë gjëra që edhe mund të ishin rregulluar. Në çift duhet të ketë bashkëpunim, e kur nuk e ke këtë, është e kotë ta vazhdosh lidhjen.

Ç’ke mësuar nga e gjithë kjo histori e jotja, dhe ç’do të kesh parasysh që të mos gabosh në të ardhmen?

Kush tha se gabova? (qesh) Po bëj shaka. Por ndoshta ajo çfarë bëri që kjo lidhje të mos funksiononte, ishte sepse na doli e papritur. Mendoj që duhen hedhur hapat më ngadalë, duke qenë se ne filluam bashkëjetesën direkt. E mendoj se ndoshta disa gjëra do t’i toleroj më shumë.

Tani që ke statusin “single”, ke marrë ndonjë propozim të veçantë për lidhje apo martesë?

Po, më kanë ardhur kërkesa martese, ose për të filluar një njohje të re. Po jo, për momentin kam plane të tjera për jetën time.

Mund të na i zbulosh planet e tua?

Për shembull e kam ndërmend të iki në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e të nis nga 0 një jetë të re. Dua të shfrytëzoj çdo mundësi për të ecur para në jetë.

Kur hyre në “Big Brother”, u prezantove si vajza nga Lezha e rritur në Itali që ka pasion modën dhe televizionin. Ke një plan konkret ku do të të mund të shohim?

Kam pas qejf gjithmonë modelingun e televizionin është e vërtetë, por për momentin nuk do të më shihni në asnjë vend. S’i dihet, ndoshta pak më vonë.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top