Connect with us

PD rezolutë kundër dhunës: Të përjashtohen nga amnistia krimet në familje

Kuriozitete

PD rezolutë kundër dhunës: Të përjashtohen nga amnistia krimet në familje

PD rezolutë kundër dhunës: Të përjashtohen nga amnistia krimet në familje

Partia Demokratike kërkon mocion me debat dhe propozon një rezolutë lidhur me dhunën në familje.

Deputetja demokrate Albana Vokshi bëri sot publike kërkesën, ku mes firmëtarëve për marrjen e masave urgjente është edhe kryetari i PD, Lulzim Basha.​

“Këto janë ditët, kur ne nuk duhet të heshtim, por të reagojmë kundër dhunës qeveritare, që fillon nga Kryeministri edhe përhapet si epidemi në të gjitha format e saj në cdo institucion”, deklaroi Vokshi.

Në rezolutë thuhet se Qeveria s’ka ndërtuar asnjë mekanizëm efikas për parandalimin e dhunës ne familje, ndaj kërkohet mbikëqyrje e fortë parlamentare dhe trajtim të denoncimeve për dhunën në familje.

“Brenda 15 ditëve Kuvendi krijon Komision të Posaçëm për trajtimin ligjor të fenomenit. Brenda 60 ditëve qeveria të bëjë analizën, të paraqesë të dhënat, të krijoje rregjistrin kombëtar për dhunën në familje. Percaktim me ligj të një strukture të vetme përgjegjëse me qëllim parandalimin e dhuneës dhe garantimin e mbrojtjes së viktimave. Përjashtim me ligj nga amnistia dhe nga rrethanat lehtësuese gjatë gjykimit për krimet në familje”, thuhet në rezolutë.

Më tej kërkohet rishikim për masat mbrojtëse ndaj dhunës në familje për moslejimin e bashkëjeteses në një mjedis të dhunuesit dhe viktimës. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top