Kuriozitete
Artjola Toska ngatërron dhëndrin në dasmë, e paparë ajo që i ndodh
Artjola Toska ngatërron dhëndrin në dasmë, e paparë ajo që i ndodh
Ajo është një prej këngëtareve më të dashura dhe shumë e kërkuar në dasmat shqiptare, por gjatë tyre ndodhin dhe momente të sikletshme.
Artjola Toska e ftuar në “Xing me Ermalin”, ka rrëfyer një situatë komike që i ka ndodhur në një dasmë në Maqedoni ku ka ngatërruar emrat e dhëndurëve.
“Ka nja 3-4 vjet që punoj më shumë në Maqedoni dhe atje ka dasma çdo natë. Duke kënduar çdo natë, ata kanë zakon që ta sjellin listën e familjarëve me shkrim që ti të bësh prezantimin, falenderimin në emër të dasmorëve, muzikantëve etj. Dhe unë lexova emrin e çiftit, familjarëve, i urova trashëgime. Më pas nisi dasma, u çua çifti të kërcejë, ‘Hajde Alfred, hopa Alfred’, ‘Iku Alfredo beqarnia’, pastaj fillova dhe me konfidenca ‘Fredi, Fredi, hajde Fredi, hopa Fredi’.
Nga fundi kur erdhi momenti për tortën i them “I përket vetëm çiftit ky moment se është ceremonia e tortës’. Erdhi çifti, ‘Hajde Fredi’ unë prapë. Kur vjen motra e dhëndrit më thotë në vesh: ‘Dhëndri e ka emrin Shabon”, tregoi Artjola duke bërë publikun të shpërthejë në të qeshura.
“E bukura është se Alfredi kishte qenë dhëndri që ishte martuar një natë përpara. ‘Po mirë si s’keni turp. Unë kam dy orë duke thënë Fredi, Fredi’, i thashë më pas”, shtoi këngëtarja.
“Ndërsa nusja me dhëndrin rrinin duke parë njëri-tjetrin me habi. Shihnin edhe përqark kush është Fredi”, tha Artjola.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.