Kuriozitete
SHERR GJATË NDESHJES SË FUTBOLLIT NË DELVINË, NË FUSHË EDHE KRYEBASHKIAKU
SHERR GJATË NDESHJES SË FUTBOLLIT NË DELVINË, NË FUSHË EDHE KRYEBASHKIAKU
Dhuna në stadiume dhe ndeshjet e futbollit është rikthyer sërish këtë të dielë në skenë në kampionatin shqiptar, ndërsa pjesë e sherrit nuk ka ngurruar të bëhet edhe politika.
Ngjarja ka ndodhur në ndeshjen mes Delvinës dhe Butrintit, e cila u përfshi nga dhuna dhe kaosi, teksa në fushë u fut edhe kryebashkiaku i Delvinës Rigels Balili.
Siç mund të shihet edhe nga video e Report TV, situata në fushë ka qenë e tensionuar ku nuk kanë munguar as përleshjet.
Ndërkohë mësohet se Balili u fut në që të largojë lojtarët e ekipit të Delvinës, të cilët raportohet se kanë goditur arbitrin. Megjithatë një gjë e tillë është e ndaluar, pasi sipas rregullores ndalohet hyrja në fushë e personave të paautorizuar.
Në fund të ndeshjes lojtarët e Butrintit kanë deklaruar se janë dhunuar, ndërsa Disiplina pritet që të marrë masa të rrepta për episodin e dhunës dot në Delvinë. (e.c/noa.al) www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.