Kuriozitete
Tani është e mundur, gjykimi me marrëveshje ose zgjidh vetë sa burg do të bësh
Tani është e mundur, gjykimi me marrëveshje ose zgjidh vetë sa burg do të bësh
Të zgjedhësh vetë se sa burg do të bësh. Besojeni ose jo, kjo është një nga risitë e Kodit të Procedurës Penale, i cili ka nisur tashmë të aplikohet në drejtësinë shqiptare.
Bëhet fjalë për dënime të cilat nuk janë më shumë se 7 vjet burg dhe ku autori pranon fajësinë.
Kjo i mundëson atij të drejtën të zgjedhë sa burg do të bëjë, sigurisht në bazë të një marrëveshje treplaëshe.
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Erjon Bani, tregon se si funksionon ky lloj gjykimi.
“Gjykimi me marrëveshje eshtë një marrëveshje mbi kushtet e pranimit të fajësisë dhe caktimit të dënimit. Në këtë marrëveshje merr pjesë prokurori i çështjes, i pandehuri dhe mbrojtësi. Secili nga këta të tre ka të drejtë të propozojë një marrëveshje”, tha gjyqtari për ABC News.
Konretisht, për pranimin e marrëveshjes nevojitet vullnet i përbashkët mes palëve, ku përveprën penale të kryer, ligji parashikon dënim maksimal jo më shumë se 7 vjet burg.
Ky kufizim nuk gjen zbatim vetëm në rastin e bashkëpunëtorëve të drejtësisë. Avantazhi kryesor i këtij lloj shqyrtimi është shkurtimi i kohës së hetimit dhe gjykimit.
“Jo vetëm që përfundon brenda 30 ditëve, por nuk lejohet ankim. Nëse gjyqtari konstaton se plotësohen të gjitha kushtet kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim ashtu si nuk lejohet ankim edhe kur refuzon marrëveshjen”, tregon më tej gjyqtari Bani
Po ashtu nëse refuzohet njëherë marrëveshja, nuk u lejohet prokurorit që të paraqesë përsëri kërkesë për “gjykim me marrëveshje”.
Ndonëse mund të duket shaka, vetëm në ditët e fundit të nëntorit, Gjykata e Tiranës numëron të paktën 40 raste kur togat e zeza kanë dalë në një vendim përfundimtar përmes gjykimit me marrëveshje. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.