Kuriozitete
“Duhet të kalosh në shumë krevate që të bëhesh e famshme”, shokon këngëtarja shqiptare
“Duhet të kalosh në shumë krevate që të bëhesh e famshme”, shokon këngëtarja shqiptare
Jetoi për 7 vite në Greqi dhe provoi të depërtonte në diskografinë greke, por nuk e pati aq të lehtë, kështu ka rrëfyer në një intervistë për “Prive”, Anxhela Peristeri.
Këngëtarja shqiptare është shprehur se falë talentit të saj ka arritur të bëhet e suksesshme, por të qenit shqiptare e ka penalizuar.
“Falë talentit dhe zërit tim arrita të këndoj nëpër skenat më të mëdha me këngëtarët më të mëdhenj. Por nuk arrita aq sa unë e kisha menduar, sepse ka edhe gjëra të tjera që nuk më ndihmuan. Të qenit shqiptare më penalizoi, sepse nuk bëja dot karrierë.
Që të bësh aty një diskografi dhe diçka tjetër, e para duhet të jesh shumë e pasur dhe e dyta duhet të kalosh nëpër shumë krevate, kështu që unë nuk e pata dot këtë mundësi. Dhe ndoshta nëpërmjet karrierës sime në Shqipëri, ndoshta në të ardhmen ndodh ndonjë mrekulli dhe bëhem e famshme ashtu siç dua unë, jo ashtu siç duan ata”, tha Anxhela Peristeri.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.