Kuriozitete
Aksidenti në Burrel, gjithçka nisi nga aventura e dy të miturve
Aksidenti në Burrel, gjithçka nisi nga aventura e dy të miturve
Aventura për pak sa nuk u ka kushtuar shtrrenjtë dy të miturve në Burrel, të cilët janë bërë protagonistë të një aksidenti.
Ngjarja ndodhir pasditen e së dielës, rreth orës 14:00 ku 13 vjeçari me iniciale A.M ka marrë pa lejen e babait automjetin tip "BMW", së bashku dhe kushëririn e tij (djali i xhaxhait) Xh.M, 15 vjeç.
Automjeti mësohet se ishte i parkuar në oborrin e një servisi, dhe dy të miturit vendosën fshehurazi ta merrnin atë.
Mirëpo gjërat nuk shkuan si duhet për ta, teksa në aksin rrugor Burrel-Klos, ku në vendin e quajtur "Livadhi i Madh", 13 vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Për pasojë mbeti i plagosur kushëriri i tij pasagjer, i cili pas dërgimit me urgjencë në spital mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Dy të miturit kanë rrëfyer ngjarjen përpara uniformave blu, ndërsa në lidhje me këtë ngjarje janë referua materialet në Prokurorinë Mat për vlerësim. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.