Kuriozitete
DEKLARATA E MAJKOS PËR KUFIJTË, MEDIAT SERBE: PROVOKIM NGA TIRANA
DEKLARATA E MAJKOS PËR KUFIJTË, MEDIAT SERBE: PROVOKIM NGA TIRANA
Deklarata e ministrit për Diasporën, Pandeli Majko për hapje të kufijve me Kosovën, është cilësuar si provokim i qeverisë shqiptare, nga ana e mediave serbe.
E përditshmja serbe “Kurir” ka shkruar në titull: “Provokimi i Tiranës, kufiri mes Shqipërisë dhe shtetit fantazëm do të hiqet”.
Më tej thuhet se ministri Majko, është ish-Kryeministër i Shqipërisë, në periudhën që NATO nisi bombardimet në Serbi.
Në vijim nënvizohet se fjala e tij u duartrokit nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Presidenti Hashim Thaçi, të cilët përkrahën idenë.
“Me 1 janar të vitit 2018 ne shqiptarët e krahut tjetër po ju presim t’i hapim kufijtë. Le të bëjmë këtë veprim europian”, u shpreh Majko në Forumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare, i cili u mbajt pak ditë më parë.
Gazeta serbe “Blic” shkruan se Majko foli në forum në emër të Kryeministrit Edi Rama. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.