Kuriozitete
Aktivizohet vullkani, rreziku shtohet edhe më shumë prej shiut
Aktivizohet vullkani, rreziku shtohet edhe më shumë prej shiut
Efekte katastrofale për shkak të aktivizimit të vullkanit Augung, gjë që ka bërë që në shtetin e Balit të vijojë gjendja e emergjencës.
Uji dhe mbetjet vullkanore vijojnë të përfapen me shpejtësi, ndërkohë që shiu e bën edhe më problem situatën në ishull.
Zëdhënësi i agjencisë “Sutopo Purwo Nugroho”, e cila merret me vullkanet, tha se përzjerja e baltës me llavën vullkanike dhe ujin e shiut, mund të shtojë rrezikun edhe më shumë, për shkak se përhapet më me shpejtësi në përrenjtë e krijuar prej reshjeve.
Rreth 100 persona u evakuuan nga zona e rrezikut përreth vullkanit këtë fundjavë, ndërkohë që është shpallur gjendja e emergjencës.
Sakaq afro 40 mijë persona u larguan nga zona pranë malit Agung, por ky numër pritet të rritet më tej për shkak se llava e përzjerë me baltë dhe e shtyrë nga rrjedha e reshjeve po përhapet me shpejtësi, ashtu sikundër dhe reja e madhe e tymit. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.