Kuriozitete
Fatmir Hysenbelliu ka dy fjalë për të thënë për lidhjen me Anxhelina Hadërgjonaj
Fatmir Hysenbelliu ka dy fjalë për të thënë për lidhjen me Anxhelina Hadërgjonaj
Futbollisti dhe biznesmeni shqiptar, Fatmir Hysenbelliu, është vazhdimisht pjesë e faqeve rozë për lidhjet e spekuluara me femra të ndryshme.
Pasaniku 25 vjeçar madje është spekuluar edhe për një romancë me aktoren e famshme hollivudiane, Pamela Anderson.
Ndërkaq, është e gjatë lista e femrave shqiptare me të cilat ka pasur thashetheme se ai ka qenë i lidhur.
Njëra prej tyre është Anxhelina Hadërgjonaj, e cila në një prononcim të mëparshëm kishte pranuar se lidhja me Fatmirin ishte serioze, por që largësia ka ndikuar në ndarjen e tyre.
Ndërsa gjatë pjesëmarrjes në intervistën 60 sekondëshe të “Prive”, Hysenbelliu ka pranuar se lidhja me Anxhelinën ia ka vlejtur më shumë deri më tani.
Ai ka thënë se në shtrat e përmbushin njësoj si femrat shqiptare, ashtu edhe të huajat.
Fatmiri pohon se nuk është mendjemadh, ndërsa nuk e ka treguar emrin e femrës së radhës që e ka në shënjestër.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.