Kuriozitete
Drama e gazetarit të njohur, humb gruan nga leuçemia tre ditë pas diagnozës
Drama e gazetarit të njohur, humb gruan nga leuçemia tre ditë pas diagnozës
Të shohësh dashurinë e jetës të shuhet në pak ditë dhe të mos bësh gjë, nuk është diçka që kapërcehet lehtë.
Është kjo ajo që i ka ndodhur gazetarit britanik të ‘Sky Sport Britain’, Simon Thomas, i cili mbeti vetëm me të birin 8 vjeç.
Bashkëshortja e tij Gemma, 40 vjeçe, gjeti vdekjen tre ditë pasi u diagnostikua nga një formë e rrallë leuçemie. Nuk shërbeu për asgjë as kimioterapia të cilës iu nënshtrua.
Bashkëshorti i saj, i shkatërruar, shprehu gjithë dhimbjen nëpërmjet një postimi prekës në Twitter.
Gruaja nuk ndihej mirë prej kohësh, por mjekët nuk arrinin të kuptonin se kush ishte arsyeja e vërtetë. Kur u zbulua diagnoza e saktë, ishte shumë vonë. Avancimi i sëmundjes ishte i menjëhershëm, sa që asnjë tentativë kurimi nuk bëri punë.
Në postimin e tij në Twitter ai prek kur shkruan “Ekipi Thomas. Nga tre, mbetëm dy. Me zemër të thyer dhe të pushtuar nga dhimbja”. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.