Connect with us

Putin miraton ligjin drastik kundër mediave të huaja

Kuriozitete

Putin miraton ligjin drastik kundër mediave të huaja

Putin miraton ligjin drastik kundër mediave të huaja

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, miratoi një ligj i cili i lejon ministrisë së Drejtësisë që të marrë masa dhe të listojë mediat e huaja si “agjentë të huaj”, lidhur me gazetarët dhe mediat që marrin financime nga jashtë vendit.

Mediat e prekura nga ligji do të përballen me limitime, njëlloj si ato të parashikuaran më herët nga organizatat jo fitimprurëse.

Të parët nën shënjestër u vunë “Voice of America” dhe “Radio Liberty”.

Ligji është miratuar në të dyja dhomat e parlamentit dhe është publikuar edhe në faqen zyrtare.

Ky ligj parashikon që ministria e Drejtësisë ti klasifikojë mediat e huaja si “agjentë të huaj”.

Kjo vjen si kundërpërgjigje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë vendosur të njëjtën masë për televizionit shtetëror “Russia Today”. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top