Connect with us

Princi Harry projekton vetë unazën për të dashurën e tij, ja çfarë e bën unike

Kuriozitete

Princi Harry projekton vetë unazën për të dashurën e tij, ja çfarë e bën unike

Princi Harry projekton vetë unazën për të dashurën e tij, ja çfarë e bën unike

Në kohën kur pritet nga çasti në çast të shpallet fejesa e Princ Harry-it me aktoren Meghan Markle, mediat kanë filluar që të diskutojnë për dasmën.

Por nëse për dasmën dhe detajet e tjera në lidhje me të nuk dimë shumë, një burim ka thënë për Us Weekly se për unazën është kujdesur vetë Princi.

Princ Harry e ka projektuar unazën sipas dëshirës së tij, e ndërsa për ta bërë më unike këtë gjë, gurët e diamantit i ka marrë nga një bizhuteri e nënës së ndjerë, princeshë Dianës.

Po i njëjti burim pohon se dasma do të zhvillohet verën e ardhshme dhe se data do të njoftohet zyrtarisht në muajin janar.

Deri në atë kohë, princ Haryy dhe Meghan Markle do të jetojnë së bashku në Nottingham.

Harry dhe Meghan nuk kanë folur publikisht në lidhje me marrëdhëniet e tyre apo se si u takuan, por besohet gjerësisht se në vitin 2016, ata u njohën në Kanada, ndërsa Harry, ishte për të ndjekur lojërat Invictus.

Romanca e tyre u konfirmua në një deklaratë të jashtëzakonshme dhe të pashembullt të lëshuar nga Kensington Palace në nëntor të vitit 2016. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top