Kuriozitete
Moderatorja shqiptare deklaron se e ngacmojnë dhe vajzat
Moderatorja shqiptare deklaron se e ngacmojnë dhe vajzat
Ajo është një prej moderatoreve shqiptare më të pëlqyera me një pamje unike dhe të freskët, e cila bie në sy.
Bëhet fjalë për moderatoren dhe aktoren Jonida Vokshi, e cila këtë të shtunë ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb”.
Gjatë kësaj interviste Jonida foli edhe për punën si pedagoge në Universitetin e Arteve.
E komplimentuar gjithmonë për pamjen e jashtme, aktorja u pyet nga Aulona dhe Fatma nëse nxënësit e ngacmonin ndonjëherë , siç ndodh shpesh me zyshat e reja në moshë.
Jonida u përgjigj se kjo është një nga gjërat që i ndodh më shpesh.
“Kur nisa në fillim si pedagoge më ka ndodhur që unë i pyesja për diçka dhe ata më thoshin: Më fal zysh se nuk e kisha mendjen se po të shihja se ti je shumë e bukur.” Unë vetëm qesh në këto raste. Më ka ndodhur dhe me vajza jo vetëm me djem”, tregoi ajo. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.