Connect with us

Meta në Gjilan: Jemi dy shtete dhe komb i pandarë, ta mbajmë gjallë historinë

Kuriozitete

Meta në Gjilan: Jemi dy shtete dhe komb i pandarë, ta mbajmë gjallë historinë

Meta në Gjilan: Jemi dy shtete dhe komb i pandarë, ta mbajmë gjallë historinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shpallur nga qyteti i Gjilanit, se i ka akorduar atdhetarit të madh Idriz Seferi, urdhrin më të lartë: “Heroi i Kosovës”. Thaçi mori pjesë në Manifestimin kushtuar 28 Nëntorit dhe me ç'rast u zbulua dhe shtatorja e patriotit të madh Idriz Seferi.

Në ceremoninë e zhvilluar në qytetin e Gjilanit, ku binte shi edhe borë, merrte pjesë si i ftuar edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i cili në fjalën e tij tha se historia e djeshme dhe e sotme e Gjilanit i bën nder jo vetëm historisë së Kosovës, por mbarë kombit shqiptar.

Meta theksoi më tej se “jemi vërtet dy shtete por jemi një komb i bashkuar si asnjëherë tjetër dhe kjo tregohet më së shumti në 28 Nëntor”.

Presidenti Meta shtoi më tej se “Sot ne na ka mbledhur në veçanti Idriz Seferi, ky atdhetar nga më të shquarit, legjendë e kombit. Figura e tij do të lartësohej në betejën e famshme të Kaçanikut, emër që do të gdhendej në kujtesën e kombit me këngën: Kaçanik, shkëmb e gur, vritesh e pritesh për flamur…”

Sot në 105-vjetorin e Pavarësisë, Meta deklaroi se nuk jeni vetëm ju, por sipas tij janë dhe shumë e shumë trima të tjerë të Gjilanit, Karadakut e Anamoravës, është edhe ai që çoi deri në fund amanetin e Idriz Seferit, Adem Jashari.

“Jemi të vendosur që historinë ta nderojmë e ta mbajmë gjallë dhe jam këtu për të shprehur mirënjohjen më të madhe për heronjtë e Shqipërisë dhe Kosovës, për të gjithë ata pa të cilët nuk mund të ngrihej flamuri në Vlorë me Ismail Qemalin. Duke marrë pjesë në këtë përurim, ndaj bindjen më të madhe se për heronj si Idriz Seferi nuk ka vdekje, por përjetësim! Lavdi Idriz Seferit dhe gjithë trimave të Kosovës”, tha Meta. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top