Connect with us

Merr çdo vit një letër nga i ati i ndarë nga jeta prej kancerit: Je thesari im më i çmuar

Kuriozitete

Merr çdo vit një letër nga i ati i ndarë nga jeta prej kancerit: Je thesari im më i çmuar

Merr çdo vit një letër nga i ati i ndarë nga jeta prej kancerit: Je thesari im më i çmuar

Babai i Bailey Sellers u nda nga jeta kur ajo ishte 16 vjeçe. Por përpara se të ikte nga kjo jetë për shkak të një tumori nga i cili ishte prekur, burri gjeti mënyrën që vajza e tij të merrte çdo vit për ditëlindje, për pesë vite me radhë, një tufë me lule dhe një letër nga ana e tij.

Pak ditë më parë, vajza amerikane nga Tennessee festoi ditëlindjen e saj të 21, ditëlindje e cila cilësohet shumë e rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo postoi në Twitter fotografinë e buqetës së luleve dhe letrën e fundit të të atit.

“Kjo është letra ime e fundit e dashurisë, deri kur të takohemi prapë. Nuk dua që ti të qash vogëlushja ime, sepse unë jam në një vend më të mirë. Ti je dhe do jesh gjithmoinë thesari më i çmuar që më është dhënë”, shkruhet në letër.

“Është ditëlindja jote e 21 dhe dua që ti të qëndrosh gjithmonë besnike e vetes dhe të respektosh nënën tënde. Ji e lumtur dhe jetoje jetën në maksimum. Unë do je gjithmonë pranë teje kur të kesh përballë çdo pengesë, duhet vetëm të shohësh përreth dhe do më shikosh. Të dua shumë, gëzuar ditëlindjen. Babi”, shkroi në mbyllje babai i Bailey, i cili u nda nga jeta në vitin 2012.

Historinë e tregon vetë vajza nëpërmjet postimit në rrjetin social, ku thotë se i mungon shumë i ati. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top