Kuriozitete
Atmosferë festash në Britani, dekori mahnitës i pallatit mbretëror për Krishtlindje
Atmosferë festash në Britani, dekori mahnitës i pallatit mbretëror për Krishtlindje
Ndonëse jemi pothuajse një muaj larg datës së 25 dhjetorit, duket se Krishtlindjet kanë mbërritur në pallatin mbretëror të Britanisë së Madhe.
Stafi i shtëpisë së Lartmadhërisë së saj, në Berkshire, ka qenë i zënë me dekorimin e ambienteve, në këto ditë të fundit të nëntorit.
Duket se luksi në rezidencën mbretërore, nuk mungon as në dekorin për këtë festë shumë të kremtuar nga ana e britanikëve. Në kështjellën e Windsorit, pema me dekor të artë duket se është gati.
I gjatë rreth 6 metra, bredhi u mor nga parku i madh i qytetit për t'u vendosur në sallën e madhe Saint George.
Veç ndriçimit elementët që bien në sy janë dhjetëra boçe të arta pishe dhe disa kurora të vogla mbretërore.
Si gjitonë në dhomën e ngrënies që ndodhet vetëm pak metra larg sallës së pemës, janë gati enët tradicionale të punuara me argjend, që datojnë prej shekullit të 19 nga koha e mbretit Xhorxh i Katërt.
Atmosfera e Krishtlindjeve ka përfshirë edhe kopshtin mbretëror të Londrës. Kopshti është mbuluar me miliona drita shumëngjyrëshe dhe zbukurime të tjera, për të cilat janë kujdesur artistë nga e gjithë Europa. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.