Connect with us

Prekëse! Bëhen prindër 55 vjeç, pasi humbën djalin e tyre të vetëm

Kuriozitete

Prekëse! Bëhen prindër 55 vjeç, pasi humbën djalin e tyre të vetëm

Prekëse! Bëhen prindër 55 vjeç, pasi humbën djalin e tyre të vetëm

Maurizio Zanzani, i njohur nga miqtë si “Zak” humbi jetën në Pesaro të Italisë në moshën 16-vjeçare. Ngjarja e rëndë u shënua në korrik të vitit 2016, për shkak të problemeve të zemrës, konkretisht me miokardin, një sëmundje të cilën as nuk e dinte që e kishte.

Tashmë nëna dhe babai i tij, pak më shumë se një vit nga ngjarja, janë bërë sërish prindër, ndonëse janë që të dy 55 vjeç… Ata e cilësojnë vogëlushin si një mrekulli prej Zakut.

Ishte 10 korrik 2016, kur Maurizio po stërvitej në portin e Pesaro për zhytje. Ishte zhytur dy herë bashkë me të atin, bashkë me veshjet dhe maskën për në det.

Duhet të rrinte nën ujë për dy minuta, por nuk doli më. Trupi i pajetë i tij u gjet nga babai i cili u zhyt me bombol oksigjeni dhe e gjeti në 25 metër thellësi, ku çdo tentativë për ta përmendur rezultoi e kotë.

“Përpara arkivolit të Maurizio, im shoq Rino më tha ‘unë dua një djalë tjetër”, tha Marina Marcato, nëna e Zak, për mediat italiane.

Gruaja e cila ishte asokohe 54 vjeçe, mendonte se i shoqi ishte “çmendur”. Megjithatë pas 15 ditësh, dy bashkëshortët vendosën të tentojnë të pamundurën. Marina nisi një kurë hormonale, enkas për gra në moshë dhe në mars të vitit 2017 mbeti shtatzënë.

Pas nëntë muajsh erdhi në jetë Brando Michael Zanzani. “Tashmë do rinisim sërish të jetojmë. Është Zaku ynë ai që na ndihmoi me këtë shtatzëni dhe me ardhjen në jetë të vëllait të tij. Nuk e kisha menduar kurrë se do bëhesha sërish nënë me një fotokopje të Maurizio”, tha Marina.

Brando Michael erdhi në jetë kur ajo ishte 8 muajshe e një javë shtatzënë, për të shmangur rreziqe të mundshme shëndetësore. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top