Connect with us

Basha: Projektet për inceneratorët, skema korruptive. Ahmetaj: Përgjigju për 1 mln USD

Kuriozitete

Basha: Projektet për inceneratorët, skema korruptive. Ahmetaj: Përgjigju për 1 mln USD

Basha: Projektet për inceneratorët, skema korruptive. Ahmetaj: Përgjigju për 1 mln USD

Kryetari i demokratëve, Lulzim Basha gjatë prononcimit të tij për mediat denoncoi projektet për inceneratorët që pritet të ndërtohen në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Basha tha se janë 40 milionë euro në vit që shkojnë për kompanitë pas të cilave, tha ai fshihen Edi Rama dhe Arben Ahmetaj.

“Inceneratorët janë zbuluar si projekte dhe afera korruptive e kriminale. Ka tre inceneratorë, ai i Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Mediat kanë zbuluar se të treja kontrollohen nga i njëjti person pas të cilit fshihen pronarët e vërtetë, Arben Ahmetaj dhe Edi Rama. I hodhën 4.8 milionë euro ndërtuesit të inceneratorit në Fier, pa nisur punimet.

10 milionë i marrin këta të tre, Fieri, Elbasani dhe Tirana. Bëhet fjalë për 400 mln euro që do të paguhen në 20 vite për ndërtimin e tyre. Marrin privatin për të ndërtuar inceneratorin dhe bëjnë një PPP me privatin kur privati nuk bën asgjë, veç merr lekë nga buxheti. Kjo për një periudhë 10 vjeçare me një kosto 400 mln euro. Kompania fsheh pronarët e vërtetë, ndot mjedisin dhe prodhon rreziqe për shëndetin”, u shpreh Basha.

Pas kësaj deklarate i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga ministri i Financave Arben Ahmetaj i cili ka shprehur keqardhje të thellë për kryetarin e PD që sipas tij ka një raport shumë problematik me realitetin dhe sidomos me shifrat.

“Ndërkohë që për 1 milonë USD të kaluara në kanalet e zeza të pagesave jashtë sistemit ligjor të Republikës së Shqipërisë, saktësisht përmes një kompanie offshore, nuk flet asnjë fjalë, paska zbuluar 400 milionë euro që do u paguakan për ndërtimin e tre inceneratorëve në Elbasan, Fier, Tiranë. Dhe sipas tij për të shkatërruar Shqipërinë dhe shëndetin e shqiptarëve.

Ndërkohë që nuk i ka deklaruar asgjëkund 1 milionë dollarët e zbuluara matanë oqeanit, të cilat vetëm ai e di se nga burojnë, na deklaron sot se po shkatërrohet Shqipëria dhe shëndeti i njerëzve, me 3 projekte të certifikuara ndërkombëtarisht.

Ndërkohë që gjuan në ajër një shifër kolosale të përafërt me atë për të cilën i iku prokurorisë nga duart me raport mjekësor, Basha nuk e fsheh dot mesa duket shqetësimin në rritje për faktin se zullumi i 1milionë dollarëve mund të mbyllet mbase në Shqipëri me një tjetër raport mjekësor, po zor se do mbyllet andej nga ana tjetër e oqeanit ku nuk t’i fal njeri lojërat kukamçefthi me paranë”, u shpreh Ahmetaj.

Më tej në deklaratën e tij për mediat, ministri i Financave theksoi se për opinionin publik, mund të thotë sot se brenda 7 vitesh bashkia e Elbasanit e Fierit do jenë bërë pronare të dy inceneratorëve për një kosto totale investimi dhe shërbimi prej 54 milion euro me tvsh, ndërkohë që Elbasani ka shpëtuar, e Fieri do të shpëtojë prej helmeve të plehrave që qeveria e vjetër e Lulëzimit i la të digjen rrugëve.

Më tej ai sqaroi se “Projekti i Tiranës është ende larg konkretizimit dhe hëpërhë nuk mund të thuhet që është e sigurtë se do të zbatohet, por e sigurtë është që në seancën e kësaj jave në Kuvend Lulëzim Bashën e pres me kënaqësi në një përballje shifrash, faktesh dhe provash. Qoftë për luftën kundër plehrave të lëna rrugëve nga qeveria e tij e vjetër, qoftë për 1 milionë dollarët e zinj për të bërë pleh Shqipërinë”. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top