Connect with us

Lobimi në SHBA, PS i kërkon llogari Prokurorisë: Pse s’po merrni Bashën në pyetje

Kuriozitete

Lobimi në SHBA, PS i kërkon llogari Prokurorisë: Pse s’po merrni Bashën në pyetje

Lobimi në SHBA, PS i kërkon llogari Prokurorisë: Pse s’po merrni Bashën në pyetje

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ashtu si Taulant Balla pak ditë më parë i kërkoi sot llogari Prokurorisë e cila, sipas tij duhet të kishte marrë tashmë në pyetje liderin e opozitës Lulzim Basha për origjinën e 1 milionë dollarëve me të cilat loboi në SHBA.

“Ne i bëjmë thirrje prokurorisë të mos lejojë që hija e dyshimit të bjerë mbi të dhe të veprojë pa humbur kohë, për të zbardhur këtë aferë të zezë mashtrimi që mban firmën e kryetarit të opozitës dhe vulën e keqpërdorur të partisë më të madhe të opozitës në vend”, shprehet deputeti socialist.

Më tej Bushati ka deklaruar se sipas tij burime të caktuara bëjnë me dije se paratë e përdorura nga PD për të paguar artikuj që nxijnë Shqipërinë dhe tërhequr vëmendjen e administratës amerikane, duke e kthyer në gogol qeverinë socialiste, i përkasin një fondi të zi aferash korruptive, të administruar nga një person shumë i afërt me Bashën.

“Ky fond është krijuar në një ishull (offshore) për të fshehur gjurmët që të çojnë tek Lulzim Basha, i cili vazhdon t’i shmanget pyetjeve direkte për përdorimin e këtyre parave në emër të Partisë Demokratike.

Ndërkohë që ka ngritur një furtunë në kazanin e akuzave, për përgjimin e dy kriminelëve dhe arrestimin e një biznesmeni me 830 mijë euro cash në makinë, duke bërë prokurorin e gjykatësin pa dashur të presë drejtësinë të thotë fjalën e saj; Lulzim Basha refuzon të thotë fjalën e tij për firmën e tij dhe për vulën e partisë së tij, që kanë vënë në lëvizje 1 milion dollarë para të zeza”, shton Bushati. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top