Connect with us

Zbardhet aksidenti i eskortës së kryeministrit Rama në Korçë, të plagosur tre gardistë

Kuriozitete

Zbardhet aksidenti i eskortës së kryeministrit Rama në Korçë, të plagosur tre gardistë

Zbardhet aksidenti i eskortës së kryeministrit Rama në Korçë, të plagosur tre gardistë

Policia e Korçës ka zbardhur detaje të reja lidhur me aksidentin e ndodhur mesditën e sotme në Korçë ku u përfshi eskorta e kryeministrit Rama, ndërsa të plagosur mbetën tre gardistë.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta me parë, në aksin rrugor Maliq-Korçë pranë fshatit Bulgarec.

Nga të dhënat e para rezulton se në aksident janë përfshirë 4 automjete, ku dy janë të eskortës së Kryeministrit, një mjet tip “Volkswagen” me targë AA 426 FD dhe një “Range Rover” me targë AA 313 DX.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre punonjës të Gardës, konkretisht: Klodian Llaka, Ervin Musai dhe Sh. Pojana, të cilët po marrin mjekim në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht mësohet se mjeti tip "Voslkswagen", që udhëtonte në krah të kundërt me eskortën, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpejtësisë e lagështisë në rrugë, ka goditur makinën tip "Range Rover"që udhëtonte para tij dhe uli shpejtësinë, e më pas makinën e 4-rt në radhë të eskortës, e cila ka dalë nga rruga.

I dëmtuar më lehtë është dhe mjeti tip "Mitsubishi" që ishte pjesë e eskortës. Grupi i posaçëm hetimor, i drejtuar nga Prokuroria po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top