Connect with us

“MBLEDHJA ME REZULTATE KONKRETE”, RAMA E HARADINAJ SHPALOSIN PROJEKTET

Kuriozitete

“MBLEDHJA ME REZULTATE KONKRETE”, RAMA E HARADINAJ SHPALOSIN PROJEKTET

“MBLEDHJA ME REZULTATE KONKRETE”, RAMA E HARADINAJ SHPALOSIN PROJEKTET

“Mbledhja e përbashkët e të dy qeverive, Shqipëri-Kosovë që po mbahet në Korçë, do të dalë me rezultate të përbashkëta dhe konkrete.”

Ishte Kryeministri Edi Rama që e mori fjalën i pari “si i zoti i shtëpisë”, në nisje të mbledhjes së përbashkët duke vënë theksin tek projektet që do të bashkërendohen nga diskutimet konkrete në mbledhje.

Një ndër këto pika, Rama tha se është edhe hapja shumë shpejt e zyrës operacionale të Kosovës në portin e Durrësit, një pikë strategjike dhe ekonomike kjo për Kosovën duke qenë se nuk ka dalje në det.

Mes të tjerash Rama tha se qëllim i përbashkët është vijimi i heqjese së barrierave dhe e kostove doganore mes dy shteteve.

“Mallrat e Kosovës në pikën e Portit të Durrësit, nuk do të kalojë më asnjë pikë tjetër kufitare brenda vendit. Jemi angazhuar për të degëzuar gazsjellësin trans-adritaik për në Kosovë, dhe më pas në Rajon. Po ecën në bashkërendim të dy palëve, sa i takon projekteve infrastrukturore të dy vendeve. Ka një rritje të shtimit të interesit mes dy vendeve. Rreth 920 biznese nga Shqipëria janë në Kosovë, ndërkohë që ka dhe në Shqipëri. Tregtia mbi vendet tona është 5-fishuar”, tha Rama.

Ndërsa Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është ndalur në dialogun me Serbinë, duke thënë se me ndërmjetësim të SHBA e BE, do të mund të arrihet edhe në njohjen e Pavarësisë nga Beogradi.

“Jemi të vendosur për për dialogun me Serbinë, por dialogun e mendojmë tani në momentet finale dhe mendojmë që epilogu i dialogut duhet të sjellë njohjen mes Kosovës dhe Serbisë dhe që dialogu të arrijë epilogun e duhur e mendojmë të nevojshëm pjesëmarrjen e SHBA me dialogun e lehtësuar nga BE dhe SHBA,” u shpreh Haradinaj

Gjatë qëndrimit në Korçë, dy kabinetet qeveritare do të diskutojnë një sërë projektesh me interes strategjik dypalësh.

Mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive Shqipëri-Kosovë, janë kthyer në traditë tashmë prej disa vitesh.(e.c/noa.al) www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top