Kuriozitete
Nuk respektoi semaforin, dalin pamjet e rënda të aksidentit “në zemër” të Tiranës
Nuk respektoi semaforin, dalin pamjet e rënda të aksidentit “në zemër” të Tiranës
Mos respektimi i sinjalistikës rrugore, është në të shumtën e rasteve shkaktar kryesor i një numri të lartë aksidentesh në vendin tonë.
Një rast i tillë ka ndodhur në “zemër” të Tiranës, konkretisht tek zona e “9 katësheve” ku një këmbësor 71 vjeçar ka tentuar të kalojë rrugën, edhe pse semafori ishte me të kuqe.
Viktima është identifikuar, dhe ai është L.Ç., 71 vjeç me banim në Tiranë.
Video është publikuar nga SosNews, ndërsa aksidenti siç thuhet në video, ka ndodhur një muaj më parë rreth orës 09:02 të mëngjesit.
Siç duket edhe nga pamjet e rënda më poshtë, kjo i ka kushtuar jetën të moshuarit i cili është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Toyota Yaris”.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes, ka shoqëruar drejtuesin 38 vjeçar. Por pas përfundimit të hetimeve, mësohet se fajtor për aksidentin është cilësuar viktima, që ka tentuar të kalojë rrugën, edhe pse semafori e ndalonte.(e.c/noa.al) www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.