Kuriozitete
Mirditë, një person gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë
Mirditë, një person gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë
Një vdekje e mistershme i ka ndodhur një personi në Mirditë. Viktima është shtetasi me inicialet Gj.P., 54 vjeç, i cili jetonte vetëm.
Gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm rreth orës 09:30, 54 vjeçari është gjetur në oborrin e banesën e tij në Rubik pa shenja jete nga fqinjët e tij.
Menjëherë pas konstatimit të viktimës, fqinjët pas kontrollit të bërë dhe konstatimit se ai nuk jetonte më kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak, ndërsa në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Lidhur me rastin materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vlerësim. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.