Kuriozitete
Aksidenti i eskortës së Ramës, dy prej të plagosurve do të nisen për në Turqi
Aksidenti i eskortës së Ramës, dy prej të plagosurve do të nisen për në Turqi
Dy automjete të eskortës së kryeministrit Rama u përfshinë në një aksident në hyrje të qytetit të Korçës. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:30 të së hënës për arsye ende të paqarta.
Të plagosur kanë mbetur tre punonjës të Gardës, të cilët pasi morën ndihmën e parë në spitalin e Korçës janë nisur për mjekim më të specializuar me helikopter drejt Tiranës.
Mësohet se dy prej tyre do t’i nisin për në Turqi, pasi janë në gjendje të rëndë për jetën, shkruan TCH.
Policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, por paraprakisht mësohet se mjeti tip “Volksëagen”, që udhëtonte në krah të kundërt me eskortën, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpejtësisë e lagështisë në rrugë, ka goditur makinën tip “Range Rover”që udhëtonte para tij dhe uli shpejtësinë, e më pas makinën e katërt në radhë të eskortës, e cila ka dalë nga rruga. /k.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.