Kuriozitete
Pas 1 muaji me akuza, Saimir Tahiri thyen heshtjen
Pas 1 muaji me akuza, Saimir Tahiri thyen heshtjen
Emri i tij është çështja më e nxehtë e politikës dhe aktualitetit këto muajt e fundit në Shqipëri. Fjala është për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i përfshirë nën hetim si i përfshirë në trafik droge.
Por pas gati një muaj, ish-Ministri Tahiri ka thyer heshtjen në publik. Këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar foton e flamurit kuqezi, duke uruar shqiptarët për Festën e Flamurit.
"Gëzuar Shqipëri", shkruan shkurtimisht Tahiri duke ju referuar festave të Nëntorit.
Të shumta kanë qenë edhe komentet që e kanë shoqëruar, ku i shprehin më së shumti të njëjtin urim. Por ka edhe nga ata që e ngacmojnë lidhur me dosjen ndaj tij.
Kujtojmë se kohët e fundit ai sapo është kthyer nga një udhëtim në Gjermani, për të cilin u tha se ishte për arsye personale.
Ish-ministri i Brendshëm nuk ka bërë më asnjë deklaratë në media, që pas votimit në Kuvend për moslejimin e arrestimit të tij, pavarësisht kërkesës së Prokurorisë.
Ai është vënë nën akuzë për trafik droge, si i përfshirë në grupin e trafikantëve Habilaj, ndërsa menjëherë pas kësaj u arrestua edhe biznesmeni Orest Sota të cilit ju gjetën në makinë mbi 800 mijë euro dhe dy patenta skafi, që i përkisnin pikërisht ish-ministrit.(e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.