Connect with us

Sot, 105-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Kuriozitete

Sot, 105-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Sot, 105-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Sot Shqipëria feston 105-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Më 28 Nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali dhe udhëheqësit e tjerë shqiptarë nga të gjitha vendbanimet shqiptare ngritën flamurin në Vlorë, duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

Në këtë ditë Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit Shqiptar.

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali, njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha, Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.

Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike, Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar.

Një ditë më parë me rastin e 105 vjetorit të pavarësisë, Presidenti amerikan Donald Tramp i ka dërguar presidentit shqiptar Ilir Meta një telegram të gjatë urimi.

“Në këtë ditë ne konfirmojmë miqësinë tonë të fortë dhe përkushtimin ndaj Shqipërisë si dhe presim që ta fuqizojmë edhe më tej këtë marrëdhënie gjatë viteve të ardhshme”, shkruan ndër të tjera presidenti Tramp.

“Dy kombet tona kanë zhvilluar një bashkëpunim të thellë që na ka lejuar të punojmë së bashku për të trajtuar çështje me rëndësi globale. Ju falënderojmë për rolin tuaj si partner vendimtar në promovimin e qëndrueshmërisë rajonale dhe luftën kundër ekstremizmit si dhe mbështetjen tuaj anembanë botës si një Aleat i NATO-s dhe vend anëtar i kolacionit për shkatërrimin e ISIS-it” shkruan më tej zoti Tramp.

Presidenti amerikan veçon se “Këtë vit mirëpritëm zbatimin nga ana e Shqipërisë të reformave kyçe të drejtësisë, të cilat e kanë sjellë vendin më afër qëllimit për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimit më të madh rajonal. Ne e lavdërojmë përparimin që ka shënuar Shqipëria në drejtim të integrimit euro-atlantik dhe të sigurimit të paqes e begatisë për të gjithë shqiptarët”.

“Jemi bashkë me ju teksa festoni këtë ditë të veçantë dhe iu uroj Ju dhe popullit shqiptar gjithë të mirat gjatë vitit të ardhshëm!” përfundon mesazhi i urimit i presidentit amerikan Donald Tramp dërguar presidentit shqiptar Ilir Meta. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top