Connect with us

Sa romantik princ Harry, Meghan zbulon si i propozoi për martesë

Kuriozitete

Sa romantik princ Harry, Meghan zbulon si i propozoi për martesë

Sa romantik princ Harry, Meghan zbulon si i propozoi për martesë

Princi Harry dhe Meghan Markle janë fejuar zyrtarisht ditën e djeshme, dhe dasma e tyre pritet të realizohet në pranverën e vitit 2018.

Çifti i dashuruar dolën publikisht së bashku, dhe Meghan tregoi edhe unazën me diamant të fejesës.

Gazetarët e shumtë që prisnin çiftin në daljen e tyre të parë si të fejuar e pyetën sesi i kishte propozuar Harry-Meghan.

Nusja e ardhshme ka treguar se propozimi ka qenë romantik dhe spontan. "Propozimi ka ndodhur në shtëpi, teksa gatuanim një pulë", ka treguar Meghan.

Aktorja është shprehur se propozimi i Harry-t ka qenë mjaft romantik dhe i bukur. Në shtëpi teksa gatuanin së bashku, Princi i është ulur në gjunjë aktores.

Ata iu përgjigjën me fjalë të zakonta pyetjeve të zakonshme që mund t'i bësh një çifti të dashuruar duke thënë që ishin të lumtur.

Teksa e pyetën se kur e kuptoi se ajo ishte e duhura, princi u përgjigj: “Që herën e parë që u takuam”.

Ai kishte veshur një kostum blu, ndërsa Meghan një pallto të bardhë me rrip dhe këpucë me taka. Flokë të lëshuar dhe pamje natyrale. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top