Kuriozitete
Meta zgjedh vogëlushen nga Medvegja për të uruar 28 Nëntorin: Gëzuar Ditën e Flamurit
Meta zgjedh vogëlushen nga Medvegja për të uruar 28 Nëntorin: Gëzuar Ditën e Flamurit
Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar festën e Paarësisë, Ditën e Flamurit.
Ai ka postuar në rrjetin e tij social Facebook një video të një vajze të vogël nga Medvegja që reciton një poezi për 28 Nëntorin.
"Gëzuar Ditën e Flamurit për të gjithë shqiptarët! Për të uruar Festën Kombëtare, zgjodha poezinë e recituar me shumë shpirt dhe emocion, të kësaj nxënëseje të mrekullueshme shqiptare në Tupallaj të Medvegjës", shkruan Meta.
Presidenti Meta kreu një vizitë në Medvegjë dy ditë më parë; ai u prit nga shumë shqiptarë të Medvegjës ku ndër të tjera pati takime me nënkryetaren e komunës së Medvegjës dhe znj.Leme Xhema.
Meta vizitoi edhe shkollën e vetme shqipe në këtë komunë, Shkollën Fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë, nga dyert e së cilës ka dalë akademiku ynë i njohur (100 vjeçar) Idriz Ajeti, veprimtari ynë i shquar në SHBA Xhim Xhema etj. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.