Kuriozitete
Fëmija i lindur pa këmbë dhe duar ecën për herë të parë
Fëmija i lindur pa këmbë dhe duar ecën për herë të parë
Prekëse është historia e një vogëlushi 4 vjeçar i cili ka ardhur në këtë jetë me mungesën e duarve dhe këmbëve. Ai nuk ka mundur që të ecë apo vrapojë e të luajë deri tani, ashtu si moshatarët e tij.
Por para pak ditësh vogëlushi ka mundur të hedhë hapat e tij të parë, emocione për të cilat tregon nëna e tij Katie Whiddon.
Ajo shpërtheu në lot të dielën ndërsa shikonte djalin e saj të vogël Camden ndërsa rrëshqiste përgjatë dyshemesë së apartamentit të tyre në Teksas.
“Kemi filluar të qajmë, ishim kaq krenarë. Nuk e dija se kur do të vinte ajo ditë. Nuk mendoja se ai ishte gati për ta realizuar. Ishte kaq emocionuese dhe Ryleigh, motra e tij ishte duke kërcyer nga ngazëllimi”, tha 23-vjeçarja, nënë e 3 fëmijëve.
Ajo ka postuar në rrjetet sociale edhe një video e cila është bërë virale ku shfaqet vogëlushi teksa ulet në dysheme dhe me kurajon e mamasë e babait të tij fillon të ecë. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.