Kuriozitete
Lind foshnjën pa dijeninë e familjes, ajo që bën me fëmijën shokuese
Lind foshnjën pa dijeninë e familjes, ajo që bën me fëmijën shokuese
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një qytet të Kinës kur një studente 19 vjeçare fshehurazi ka lindur foshnjën e saj, dhe pastaj e ka hedhur nga dritarja.
Nuk ka të dhëna nga autoritetet për identitetin e nënës së re, por ajo që dihet është se foshnja e porsalindur ka gjetur vdekjen nga ky veprim i rëndë i nënës së tij.
Video është përhapur shpejtë në rrjetet sociale dhe nëna 19 vjeçare është ofenduar e fyer nga shumë njerëz e shumë të tjerë e kanë kritikuar ashpër.
Kishte edhe nga ata të cilët e kanë mbrojtur 19 vjeçaren duke thënë se sigurisht nuk do të ishte pranuar nga familja e saj pasi shtatzënia supozohej të ishte jashtëmartesore.
Megjithatë ky veprim i të resë nuk ka justifikim pavarësisht rrethanave që e kanë detyruar atë dhe nga do që ta kthesh ai mbetet një krim, pasi ajo i ka marrë jetën një foshnje. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.