Connect with us

Basha në ditën e Flamurit e të Çlirimit: 28 Nëntori na bashkon si komb, kujton çmimin e lartë të lirisë

Kuriozitete

Basha në ditën e Flamurit e të Çlirimit: 28 Nëntori na bashkon si komb, kujton çmimin e lartë të lirisë

Basha në ditën e Flamurit e të Çlirimit: 28 Nëntori na bashkon si komb, kujton çmimin e lartë të lirisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha uroi shqiptarët për 105 vjetorin e Pavarësisë dhe nderoi dëshmorët me homazhe në varrezat “Dëshmorët e Kombit”.

Duke uruar 28 Nëntorin, Basha shkroi në Facebook se “Sot përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë kombëtare para heronjve të lirisë dhe pavarësisë, të bindur se beteja për Shqipërinë demokratike dhe europiane është nderimi më i madh për sakrificat e tyre, thirrja më e lartë për çdo shqiptar. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”.

Në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, Kryetari Basha u shoqërua nga drejtues të lartë të Partisë Demokratike, deputetë të saj, si dhe u takua me qytetarët që bënë homazhe në Ditën e Çlirimit.

“Gëzuar 28 Nëntorin shqiptarëve kudo ku janë, këtë ditë të madhe të bekuar kombëtare të lirisë dhe të pavarësisë. Sot është dita kur përkulemi me respektin më të thellë, nderimin më të madh kombëtar para heronjve të lirisë e të pavarësisë.

Nga koha e Gjergj Kastriot Skënderbeut deri tek luftërat e fundit çlirimtare të shqiptarëve, 28 Nëntori është dita kur flamuri që na bashkon të gjithëve si komb, na kujton për sakrificën e madhe dhe çmimin e lartë që liria dhe pavarësia shqiptare kanë patur ndër shekuj.

Por po kështu na kujton për peshën e përgjegjësisë së brezit të ri dhe shqiptarëve sot. Për brezat e ardhshëm, betejën për Shqipërinë europiane dhe demokratike si thirrjen më të lartë dhe nderimin më të madh për sakrificën e heronjve dhe martirëve të lirisë dhe të pavarësisë”, u shpreh Basha. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top