Kuriozitete
105 vjetori i Pavarësisë, Rama, Meta dhe Thaçi bashkë në sheshin e Flamurit në Vlorë
105 vjetori i Pavarësisë, Rama, Meta dhe Thaçi bashkë në sheshin e Flamurit në Vlorë
Kanë nisur këtë mesditë në qytetin e Vlorës, festimet për 28 Nëntorin, 105-Vjetorin e shpalljes në Pavarësisë së Shqipërisë.
Presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës, Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit kanë marrë pjesë në ceremoni duke vendosur edhe kurorat me lule në monumentin e Pavarësisë.
Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është detyruar të kthehet në Kosovë për një takim me një zyrtare të lartë amerikane.
Ceremonia ka nisur me Himnin e Flamurit. Qyteti i Flamurit, Vlora do të jetë sot epiqendra e festimeve në 105 vjetorin të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në shenjë simbolike me rastin e Festës Kombëtare të Pavarwsisë në Vlorë do të vijojë sot dita e dytë e mbledhjes së dy qeverive Shqipëri- Kosovë.
Vlorë –Tiranë, 28 nëntor 2017
E Martë 28 nëntor 2017
11.40 Mbërritja e personaliteteve shqiptare, të përfaqësuesve të diasporës, Trupit Diplomatik të akredituar në RSH si dhe të ftuarve të tjerë.
12.00 Mbërrin, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta. Presidenti i Republikës, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Prefekti i Vlorës, Kryetari i Bashkisë Vlorë drejtohen drejt vendit ku do të ngrihet flamuri.
Komandanti i Truprojës së Nderit i paraqet forcën Presidentit të Republikës. Ecja ceremonial shoqërohet me marshe nga Banda frymore e Ushtrisë.
12.03 Ngritja e flamurit
Dy pjesëtarë të Forcave të Armatosura- detare apo tokësore- kryejnë aktin formal të ngritjes së flamurit.
Ngritja e flamurit shoqërohet nga Himni Kombëtar dhe 21 të shtëna të artilerisë. Pas ngritjes së flamurit, Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Prefekti i Vlorës, Kryetari i Bashkisë do të vendosin kurora tek varri i Ismail Qemalit.
Në rast të pranisë së një personaliteti të lartë shtetëror, si Presidenti apo Kryeministri i Kosovës apo të vendeve të tjera shqipfolëse dhe kanë shprehur dëshirën të vendosin kurora tek varri i Ismail Qemalit, mund t’i vendosin ato menjëherë mbas përfundimit të vendosjes nga personalitet vendase të RSH-së apo mund të përfshihen në të njëjtën skemë, sipas rangut të gjithsecilit.
12.25 Pas përfundimit të vendosjes së kurorave tek varri i Ismail Qemalit, personalitetet më të larta të vendit, të shoqëruar nga Protokolli i Shtetit, do të nisen drejt Shtëpisë Muze. Lëvizja do të kryhet me automjete
12.20 Autoritetet shoqërohen drejt Shtëpisë muze të Pavarësisë Autoritetet zhvendosen në sheshin përpara Shtëpisë muze me automjete
12.25 Mbërritja në oborrin e Shtëpisë muze
12.30 Shpallje e logos zyrtare të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut
12.35 Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
13.00 Fjalë e Sh.T. Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës së Kosovës
13.15 Fjalë e Sh.T. Hashim Thaçi, President i Republikës së Kosovës
13.30 Fjalë e Z. Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë
14.00 Autoritetet vijojnë për një buffet në mjediset e reja të Bashkisë së Vlorës Autoritetet e larta të ftuara mund të kryejnë, sipas dëshirës, vizita individuale në mjediset e Shtëpisë muze
14.10 Mbërritja në godinën e Bashkisë së Vlorës Buffet në nder të autoriteteve të larta përpara se të marrin rrugën e kthimit
14.45 Nisja drejt Tiranës
19.00 Pritje shtetërore organizuar nga Sh.T. Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë, me rastin e Festës kombëtare, në Pallatin e Brigadave. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.