Connect with us

Thaçi në Vlorë: Jemi një komb në dy shtete sovrane, ëndërr kemi integrimin euroatlantik

Kuriozitete

Thaçi në Vlorë: Jemi një komb në dy shtete sovrane, ëndërr kemi integrimin euroatlantik

Thaçi në Vlorë: Jemi një komb në dy shtete sovrane, ëndërr kemi integrimin euroatlantik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot pjesë në ceremoninë e shënimit të 28 Nëntorit që është organizuar në Vlorë.

Gjatë fjalës së tij Presidenti Thaçi ka thënë se asnjëherë më parë shqiptarët nuk kanë qenë në pozicion më të mirë historik, aktual dhe faktik.

“Shqipëria është anëtare e organizatës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s. Kosova është shtet i lirë dhe sovran. Jemi një komb në dy shtete sovrane. Të dy shtetet tona kanë një ëndërr. Kanë një qëllim. Integrimin në institucionet euroatlantike”, ka theksuar ai.

Më tej Thaçi u shpreh se Dita e Flamurit është festa e krenarisë kombëtare dhe ka uruar të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mal të Zi dhe kudo që jetojnë jashtë trojeve të tyre.

“28 Nëntori është festë e rimëkëmbjes së dinjitetit dhe forcimit të ndërgjegjes sonë kombëtare”, ka thënë presidenti, duke shtuar se kjo ditë shënon momentin e ndarjes nga robëria e gjatë dhe fillimin e epokës së modernizimit të kombit tonë.

Ishte Rilindja Kombëtare, kryengritjet e pareshtura kundër copëtimit të tokave shqiptare që prej Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe deri të kryengritjet e viteve 1908 – 1912, sipas presidentit Thaçi, që çuan në momentin e Shpalljes së Pavarësisë më 28 Nëntor 1912.

“Në këtë ditë nuk kemi si të mos i kujtojmë të gjithë ata patriotë, burrështetas vizionarë, burra dhe gra, që brez pas brezi me shekuj kontribuuan për të ardhur deri tek Shpallja e Pavarësisë”, ka thënë ai.

Thaçi e ka ndërlidhur përvjetorin e 105 të Pavarësisë së Shqipërisë edhe me 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe inaugurimin e vitit mbarëkombërtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Gati një shekull pas krijimit të shtetit shqiptar, ai ka thënë se Kosova më në fund u çlirua falë përpjekjeve të pareshtura që u kurorëzuan me luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila gjeti mbështetje nga bota demokratike, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe NATO.

Presidenti Thaçi ka thënë se me këtë filozofi dhe orientim të qartë kah vlerat demokratike perëndimore, Kosova dhe Shqipëria sot zhvillojnë marrëdhënie të ndërsjella ekonomike, kulturore dhe politike si asnjëherë më parë. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top