Connect with us

Nëna e re rrezikon jetën e saj për të shpëtuar atë të foshnjës në bark

Kuriozitete

Nëna e re rrezikon jetën e saj për të shpëtuar atë të foshnjës në bark

Nëna e re rrezikon jetën e saj për të shpëtuar atë të foshnjës në bark

Një nënë e re mund të quqhet vërtet trime pasi rrezikoi jetën e saj dhe atë të foshnjës që kishte në bark, pasi një masë e huaj u dallua në eko, kur ajo ishte 12 javëshe shtatzënë.

Mickayla Jordan- Smyth-it 30 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Craig, 27 vjeç, iu tha fillimisht se ajo kishte një shtatzëni të pjesshme molare që mund të shndërrohej në kancer, duke vënë në rrezik jetën e saj dhe të bebes.

Pavarësisht kësaj, prindërit refuzuan një abort dhe qëndruan besnikë që shtatzënia duhet të vazhdojë, pavarësisht frikës së Craig që ai do të humbte dhe gruan, edhe fëmijën e tyre.

Mickayla lindi me anë të prerjes cezariane dhe kur ajo u zgjua nisi të bërtiste se "Unë e di se fëmija im ka vdekur" para se asaj t’i jepej lajmi se fëmija kishte mbijetuar.

Një shtatzëni molare ndodh kur nuk formohet siç duhet në mitër dhe bebja e ka të vështirë të zhvillohet. Në vend të një fetusi të shëndetshëm, në mitër rritet një masë anormale qelizash.

Përveç shqetësimit për shëndetin e bebes së saj, Mickaylas iu tha se pas lindjes do t'i duhej t'i nënshtrohej kimioterapisë. Kur ishte 28 javëshe shtatzënë ajo pësoi një shkëputje placentale, një gjendje e rrezikshme që ndodh kur placenta nis të shkpëutet nga mitra.

Mjekët kryen ndërhyrje cezariane dhe nëna e re solli në jetë një vajzë. "E dija që po merrja përsipër një rrezik të madh duke mos pranuar që të ndërprisja shtatzëninë, por besoja vërtetë se do të ndodhte ç’të jetë e shkruar", tha nëna e re nga North Yorkshire. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top