Kuriozitete
Tentoi të vrasë një person te “Unaza e Re”, arrestohet i shpalluri në kërkim
Tentoi të vrasë një person te “Unaza e Re”, arrestohet i shpalluri në kërkim
Një person i shpallur në kërkim për tentativë vrasje të ndodhur dy javë më parë në zonën e “Unazës së Re” në kryeqytet, është vënë në pranga e policisë.
Gjatë ditës së djeshme, e hënë, u bë arrestimi i Joxhino Kambo, 22 vjeç, banues në Durrës.
Ai akuzohet se më 16 nëntor në vendin e quajtur rruga “Mikel Maruli” pranë zonës së “Unazës së Re”, Tiranë, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin G. Rr.
Ne cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti AA325HG, në pronësi të Kambos, ku me anë të të cilit dyshohet se autorët u larguan nga vendi i ngjarjes.
Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.