Kuriozitete
Shtyhet data e mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë, ishte përcaktuar në 2 dhjetor
Shtyhet data e mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë, ishte përcaktuar në 2 dhjetor
Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Shqipërisë dhe Maqedonisë nuk do të mbahet në datën 2 dhjetor, por në 15 dhjetor.
“Seanca e përbashkët qeveritare Shqipëri – Maqedoni do të mbahet më 15 dhjetor në Pogradec të Shqipërisë, dhe në të të pranishëm do të jenë të gjithë ministrat e dy qeverive”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski, për portalb.mk.
Në fillim të nëntorit Qeveria e Maqedonisë vendosi të mbajë seancë të përbashkët me Qeverinë shqiptare dhe atë bullgare.
Mbledhjet e përbashkëta të qeverive në rajon, duket se po kthehen në një rutinë mes vendeve, ku vetëm një ditë më parë u zhvillua mbledhja e radhës e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. /k.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.