Kuriozitete
Rrëfehet Mimi Kodheli: Raporti im me Ramën dhe momenti më i vështirë në karrierë
Rrëfehet Mimi Kodheli: Raporti im me Ramën dhe momenti më i vështirë në karrierë
‘’U kontaktova nga Edi Rama dhe pas disa muajsh insistimi të tijin për tu bërë nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, vendosa të pranoja’’
Kështu e kujton ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli hyrjen e saj në politikën aktive, në një rrugëtim që nisi pikërisht nga ky insistim i Ramës.
E ftuar në emisionin "Pasdite në Top Channel", Kodheli ka folur për marrëdhënien e punës me Kryeministrin duke theksuar se kanë qenë dy marrëdhënie bashkëpunimi të ndryshme, nga Bashkia në Kryeministri.
Kodheli tha se puna e 4 viteve si nënkryetare e Bashkisë e ka bërë krenare dhe e ka angazhuar më tej për të dhënë më të mirën . Ajo kujton se këto sakrifica në vitin 2001 i ka bërë me dëshirë edhe pse i ka kushtuar dhe i ka marrë shumë kohë nga familja.
E pyetur mbi një moment të vështirë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes ajo kujton aksidentin me pasojë vdekjen e dy pilotëve të aviacionit ushtarak shqiptar.
Kodheli kujton se ai ka qenë një moment që nuk e ka përjetuar si titullarë e ministre, por si një nënë që për ta do të kishte bërë gjithçka t’ i rikthente në jetë.
Për më tepër që pilotët e ndjerë i kishte takuar vetëm dy ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë.(e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.