Kuriozitete
Aeroplanë privat, tortë tri metra dhe fustan nusërie 500 mijë funte: Shikoni dasmën luksoze të bijës së miliarderit rus (Foto)
Asnjë cent nuk është kursyer për realizimin e dasmës përrallore të bijës së oligarkut nga Taxhikistani, në të cilën përfshihet edhe fustani i punuar me gurë diamanti nga disenjatorët britanikë që kapë vlerën e 517 mijë funteve.
Nusja Madina Shokirova, vajza e manjatit të naftës Ilkhom Shokirova, ka ndërruar unazat me dhëndrin e identifikuar vetëm si Sador, transmeton Telegrafi.
Dasma luksoze është mbajtur në hotelin Radisson Royal Congress Park, në qytetin e Moskës në pjesën perëndimore të Rusisë.
Sipas medieve ruse, 900 mysafirë kanë ndjekur për së afërmi ceremoninë martesore, derisa nusja i ka pritur mysafirët e veshur me fustanin e nusërisë të qepur nga shtëpia e modës angleze Ralph & Russo.
Fustani i mrekullueshëm i nuses ishte dekoruar me dantellë të qëndisur nga argjendi dhe qindra perla dhe kristale të kompanisë Swarovski.
Ndërkaq, organizatorët e dasmës kishin menduar edhe për një tortë gjigante prej tri metrave, të cilën patën rastin ta shijojnë mysafirët.
Por pas dasmës, nusja Madina kishte organizuar një aheng tjetër në resorin luksoz në Marbella, ku së bashku me mikesha të saj udhëtuan me aeroplanë privat. /Telegrafi/