Kuriozitete
PLAGOSET ME ARMË OFICERI I POLICISË, SI JU LARGUA POLICISË AUTORI I KRIMIT
PLAGOSET ME ARMË OFICERI I POLICISË, SI JU LARGUA POLICISË AUTORI I KRIMIT
Një efektiv policie është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të marte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:45 ndodhur tek ish- Parku i Autobusëve në Tiranë.
I plagosuri është identifikuar si efektivi i policisë së Komisaritatit Nr.1 Ermal Bregu.
Ai është dërguar në spital me plagë në pjesën e barkut dhe ndodhet jashë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se oficeri i policisë Ermal Bregu, është qëlluar me armë zjarri nga një djalë i ri, i cili më pas është fshehur mes pallateve të zonës dhe është larguar në drejtim të paditur.
Deri më tani motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë ende të paqarta.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për arrestimin e autorit dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.