Kuriozitete
Droga e kapur në Greqi, mediat vendase implokojnë Edi Ramën dhe Saimir Tahirin
Droga e kapur në Greqi, mediat vendase implokojnë Edi Ramën dhe Saimir Tahirin
Mediat greke kanë publikuar detaje të reja nga kapja e 1.6 ton drogë, në një gomone që dyshohet se ka ardhur nga Shqipëria.
Sipas disa medieve, dyshohet se ky rast trafiku ishte i komanduar nga ish-ministri Saimir Tahiri dhe njerëz pranë Edi Ramës.
Në bazë të të dhënave, shkruajnë mediat, karteli që çonte marijuanë në Turqi dhe merrte heroine, është zbuluar nga shërbimet amerikane.
Operacioni u finalizua me sukses me kapjen e drogës, dhe u koordinua nga shërbimet e Greqisë dhe Italisë, të cilat arritën në përfundimin se karteli funksiononte nën urdhrat apo tolerancën e ish-ministrit Saimir Tahiri, njëkohësisht edhe drejtuesve qe ndodhen pranë Kryeministrit Edi Rama.
Po ashtu, mediat në Greqi përcjellin edhe një dëshmi të një oficeri grek. /k.k/noa.al/ Lajmin e plotë mund ta lezoni edhe duke klikuar në linkun e mëposhtëm:
http://www.zougla.gr/greece/article/o-rolos-tou-epixirimatia-apo-ti-mikono-sto-alvaniko-kartel
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.