Kuriozitete
BASHA ZBULON ARSYEN: PSE NUK ISHA NË PRITJEN E METËS
BASHA ZBULON ARSYEN: PSE NUK ISHA NË PRITJEN E METËS
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ishte i pranishëm në pritjen speciale të thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, me të gjithë personalitetet shqiptare, me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë.
Arsyen e mungesës së tij e ka zbuluar vetë kryedemokrati përmes një statusi në Facebook.
Duket se në mbrëmje Basha ka zgjedhur të vizitojë Shkodrën, aty ku u organizua një koncert me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë.
Për Bashën, kjo mbrëmje në Shkodër ishte speciale, edhe pse e mbajti larg pritjes së thirrur nga Presidenti Meta.
"“Në Shkodër shkoj gjithnjë me gëzim, por sonte në Festën e Flamurit gjithçka ishte speciale në qytetin tim shumë të dashur. Bashkia e Shkodrës, me elitën artistike shkodrane dhe bandën muzikore të qytetit, organizoi një koncert të mrekullueshëm, të denjë për skenat prestigjioze europiane. Ishin 2 orët më speciale të 105 vjetorit të Ditës së Pavarësisë!" ka shkruar Basha (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.