Connect with us

DREJTORI I POLICISË FLET PËR PLAGOSJEN E EFEKTIVIT: JU TREGOJ ÇFARË NDODHI

Kuriozitete

DREJTORI I POLICISË FLET PËR PLAGOSJEN E EFEKTIVIT: JU TREGOJ ÇFARË NDODHI

DREJTORI I POLICISË FLET PËR PLAGOSJEN E EFEKTIVIT: JU TREGOJ ÇFARË NDODHI

Plagosja me armë e efektivit të policisë së Tiranës Ermal Bregu mbrmëmjen e kësaj të marte, nuk ka lidhje me detyrën e tij.

Deklarata është bërë nga Drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu, në një prononcim për mediat, nga vendi i ngjarjes.

Veliu theksoi se hetimet e para të policisë, e mohojnë që ngjarja të ketë lidhje me detyrën e policit 33 vjeçar.

Në të njëjtën kohë ai shtoi se Ai u shpreh se policia është shumë afër zbardhjes së ngjarjes si dhe arrestimit të autorëve.

“I plagosuri është punonjës policie, ka qenë jashtë orarit zyrtar. Jeta e punonjësit të policisë është jashtë rrezikut. Polici banon në këtë lagje, është konfliktuar me dy persona, njëri e ka goditur me armë zjarri. Nuk ka lidhje me detyrën, jemi shumë afër zbardhjes” theksoi Veliu në fjalën e tij.

Efektivi i Policisë së Komisariatit Nr.1 u qëllua me armë në zonën e "Kongresit të Lushnjes", pas një konflikti që pati me dy banorë të lagjes, në një lokal ku po qëndronte.

Pas debatit verbal, mësohet se njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar policin Bregu. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke u shpallur në kërkim.(e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top