Kuriozitete
Policit që u plagos në Tiranë, dy vite më parë i dogjën makinën
Policit që u plagos në Tiranë, dy vite më parë i dogjën makinën
Efektivit të komisariatit të policisë nr.1 në kryeqytet, i cili mbrëmjen e së martës mbeti i plagosur me dy plumba, dy vite më parë i kanë djegur makinën tip “Hummer”, e cila ishte parkuar para shtëpisë.
Kryepolici i Tiranës, Ardian Veliu tha nga vendi i ngjarjes, ish-Parku i autobusëve, se plagosja nuk ka lidhje me detyrën, por se është konfliktuar me dy persona dhe njëri prej tyre e ka qëlluar.
Ngjarja ka ndodhur teksa 33-vjeçari ndodhej jashtë orarit të shërbimit, në lagjen ku ai jetonte.
Megjithatë autorët e ngjarjes nuk janë identifikuar ende duke bërë që policia të vijojë punën për gjetjen dhe kapjen e tyre.
Plagosja ndodhi në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, tek ish-Parku i autobusëve përballë një lokali, ku punonjësi i policisë ka debatuar me dy banorë të lagjes dhe konflikti ka përfunduar me të shtëna arme. /a.y/noa.al
Zbulohet foto, ky është polici që u plagos në Tiranë
Drejtori i Policisë flet për plagosjen e efektivit: Ju tregoj çfarë ndodhi
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.