Kuriozitete
Pasuesi i Llallës, gazetarja nxjerr emrat e kandidatëve të mundshëm për postin e kryeprokurorit
Pasuesi i Llallës, gazetarja nxjerr emrat e kandidatëve të mundshëm për postin e kryeprokurorit
E ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24, duke iu referuar burimeve nga Prokuroria, gazetarja Klodjana Lala ka dhënë për herë të parë disa emra të cilët mund të jenë kandidatë të mundshëm për postin e kryeprokurorit.
Emrat u përmendën prej saj pas përfundimit të mandatit të kryeprokurorit aktual Adriatik Llalla.
“Ferndinand Elezi, ish shef policie në Sarandë. Dritan Rreshka, magjistrat dhe prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Anila Leka, Henrik Ligori, prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme. Arben Dollapi, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Burimi më sqaron se ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Adnan Kosova dhe Thoma Jano janë më të vjetër dhe kandidatë më të mundshëm për kryeprokuror”, tha Lala.
Kujtojmë se mandati i Adriatik Llallës përfundon në datën 7 dhjetor.
Por juristi Çlirim Gjata pohoi se nuk mund të flitet kurrsesi për përfundim mandati nëse ky vendim nuk merret nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.