Connect with us

Kufoma në banesën e shkrumbuar në Korçë, dalin detaje si ndodhi ngjarja

Kuriozitete

Kufoma në banesën e shkrumbuar në Korçë, dalin detaje si ndodhi ngjarja

Kufoma në banesën e shkrumbuar në Korçë, dalin detaje si ndodhi ngjarja

Policia jep detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur natën mes të hënës dhe të martës në fshatin Lekas të Korçës, ku një banesë u shkrumbua e gjitha nga zjarri duke djegur edhe një person brenda.

Në fshatin Lekas, është djegur banesa e braktisur në pronësi të shtetasit G.N. Nga këqyrja e vendngjarjes, në korridorin e banesës, janë gjetur mbetje trupore të djegura plotësisht.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se trupi i gjetur në banesë, dyshohet të jetë i 45-vjeçarit Ilir Qyrani, banues në fshatin Rëmbec, person që vuante nga probleme mendore, i cili dyshohet se ka hyrë në këtë banesë për t'u ngrohur.

Si pasojë e ndezjes së zjarrit, dyshohet se aksidentalisht nga pakujdesia, është djegur banesa dhe ky i fundit.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Ngjarje aksidentale”.

Policia bën me dije se në afërsi të kufomës, janë gjetur disa sende dhe orendi personale metalike, të cilat shërbenin për pirjen e duhanit dhe për ushqyerje. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Kufoma e gjetur në banesën e djegur në Korçë, zbulohet kush është viktima

Tmerr në Korçë, gjendet një trup i djegur te një shtëpi e pabanuar në flakë

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top