Kuriozitete
73-vjetori i Çlirimit, Meta, Rama, Ruçi e Veliaj homazhe te varrezat e Dëshmorëve
73-vjetori i Çlirimit, Meta, Rama, Ruçi e Veliaj homazhe te varrezat e Dëshmorëve
Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj si dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë, kanë bërë homazhe paraditen e sotme te varrezat e Dëshmorëve të Kombit, me rastin e 73-vjetorit të Çlirimit të vendit.
I pari që u përul para të rënëve ku u vendosën kurora me lule ishte kreu i shtetit, i pasuar nga kryetari i Kuvendit, më tej Kryeministri, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe më tej kryebashkiaku Veliaj.
Kujtojmë se Partia Demokratike e festoi dje më 28 Nëntor, edhe ditën e Pavarësisë edhe atë të Çlirimit.
Prej disa vitesh politika e feston e ndarë ditën kur u çlirua atdheu. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.