Kuriozitete
Lori Hoxha ndryshon pamjen e saj, ja si duket me look-un e ri
Lori Hoxha ndryshon pamjen e saj, ja si duket me look-un e ri
Kur bëhet fjalë për veshjet, Lori Hoxha ka eksperimentuar dhe ka guxuar, ndaj sot ajo është ndoshta femra me stilin më të bukur në Shqipëri dhe një ikonë mode.
Fashion blogerja e njohur Lori Hoxha eksperimenton shpesh me look-un e saj.
Por kur vjen fjala tek flokët, Lori ka zgjedhur t’i qëndrojë besnike flokëve të gjatë dhe bjondë. Në fakt për hir të së vërtetës i shkojnë shumë.
Ndryshimi për të cilin po flasim sot nuk ka të bëjë me ngjyrën por me gjatësinë. Lori ka vendosur t'i presë flokët shkurt, dhe ngjan si një çupulinë.
Trashëgimtarja e Top Channel ka publikuar në Instagram foton e ndryshimit dhe ky model i shkon po njësoj, ashtu si çdo model tjetër me siguri, pasi tiparet ia lejojnë të bëjë ndryshime të tilla. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.